E Diel, 1 Nëntor 2026

Karkaleci sulmon te mbjellat

Gorica e Madhe në komunën Pustec edhe këtë vit është “sulmuar” nga karkaleci, ndërkohë që banorët e zonës janë detyruar të braktisin kultivimin e disa kulturave për të shmangur dëmtimin nga insekti.

Ata pohojnë se pas dëmtimeve që kanë pësuar vitet e kaluara, këtë herë janë detyruar të mbjellin vetëm grurë. Banorët e këtij fshati pohojnë se kjo e ka dëmtuar së tepërmi ekonominë e tyre familjare, ndërsa ndihen të lënë në harresë: “Vetëm me grurin kemi mbetur, nuk kemi mbjellë misër e fasule sepse nuk të lë karkaleci.” Edhe pse prej 3 vitesh karkaleci shkakton dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore të zonës ende nuk është gjetur një zgjidhje për largimin e tij. Nga Drejtoria e Bujqësisë mësohet se është bërë një spërkatje me insekticid në një sipërfaqe prej 10 hektarësh, por banorët kanë kërkuar që kjo të ndërpritet pasi sipërfaqja përdorej si kullotë për bagëtitë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›