E Diel, 1 Nëntor 2026

Karolina e Jugut vendi ku tradita takon politiken moderne

Karolina e Jugut ka tradita te forta qe kane ndikim ne politiken diteve te sotme. Korrespondtja e Zerit te Amerikes  njofton nga kryeqyteti i   ku se shpejti do te organizohen zgjedhjet e para paraprake ne pjesen jugore te Shteteve te Bashkuara.

Ne kryqytetin e Karolines se Jugut Kolumbia  shtepite e shekullit te 19 tregojne dashurine e njerezve per ruajtjen e tradites dhe kishat e shumta flasin per prirjet e tyre fetare.

Jane pamje tipike te jugut amerikan qe nga caji i ftohte qe servirin ketu e deri menyrat e gatimit sic eshte ky mish zgare i quajtur Pig Palmetto.

Huan Torres punon ne industrine e hotelerise. Ai thote se njerezve u pelqen tradita e Karolines se Jugut.

Ne priremi per te mos e ndryshuar traditen. Na pelqen stili i vjeter. Na pelqejne gjerat ashtu si jane dhe mendoj se nuk eshte dicka qe me perkufizon vetem mua por edhe shume njerez tjere. Ata duan qe tradita te ruhet te kete vazhdimesi.

Ndoshta ai e ka fjalen edhe per ate qe banoret e Karolines se Jugut preferojne ne politike - traditen.

Susanne Hirsch mori pjese ne nje tubim te republikaneve ne Aiken per te degjuar kandidatin e saj te preferuar per president Newt Gingrich.

Une jam konservatore ne cdo aspekt te jetes. Kam gjashte femije te cilet gjithashtu jane republikane. Pra kjo eshte ne gjakun tone.

Kandidatet republikane per president bene fushate intensive ketu. Karolina e Jugut njihet si shtet qe zakonisht voton per republikanet dhe votuesit republikane kane prirje fetare konservatore.

Kandidati fitues republikan i ketij shtetit gjithmone ka marre emerimin e partise.

E kaluara eshte gjithnje e pranishme ne Karolinen e Jugut ku nje flamur i Konfederates ende valon ne kryeqytet. Te shtenat e para te Luftes Civile Amerikane u shkrepen ne Karolinen e Jugut ne vitin 1861.

Fielding Freed punon per ruajtjen historise se jugut.

Sigurisht politika eshte shume e rendesishme ne historine e Karolines se Jugut. Ne jemi ne 150 vjetorin e Luftes Civile Amerikane dhe kemi qene shteti i pare qe jemi shkeputur. Pra te drejtat e shteteve vazhdojne te jene shume te rendesishme per Karolinen e Jugut dhe udheheqesit e saj politike.

Zoti Fielding ende nuk ka vendosur se per cilin kandidat do te votoje.

Une nuk mbeta i kenaqur me debatet. Pati shume grindje shume komente negative dhe thjesht shume perseritje te merzitshme.

Sipas tij ekziston nje tension ne dy ceshtjet me te rendesishme.

Natyrisht borxhi kombetar. Une vete kam qene nje vit pa pune. Isha nder pese njerezit qe u pushuan nga nje kompani dhe i di veshtiresite dhe ankthin qe shkakton humbja e punes. shte hera e pare qe kur kam qene 16 vjec qe ka ndenjur kaq shume pa pune.

Republikanet jane ne favor te pakesimit te shpenzimeve te qeverise por kjo gjithashtu do te thote shkurtim i sherbimeve sociale si ndihma per te papunet dhe subvencionet ushqimore.

Rreth nje ne 10 veta ne Karolinen e Jugut jane pa pune. Ky eshte nje fakt i veshtire ne kete shtet i cili ka menyren e vet te gershetimit te se kaluares me te tashmen.

Kjo shtepi historike eshte shendrruar ne nje dyqan relikesh ku nje liber me uniforma te luftes civile qendron ne te njejtin raft me nje kukull letre te presidentit te pare afrikano-amerikan.

E kaluara gershetohet me te tashmen ne shtetin i cili mund te percaktoje kandidatin e ardhshem republikan per president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›