Nigeri, sulmet me bombë, vriten shtatë persona

Shtatë persona kanë humbur jetën ditën e djeshme gjatë shpërthimeve të shumta me bombë në Kano të Nigerisë. Njoftimi vjen nga policia , e cila thekson se bombardimet ishin sulme të koordinuara drejt caqeve të sigurisë.
Zëdhënësja e Policisë, Olusola Amore tha përmes një deklarate se tetë lokacione janë sulmuar gjithsej, përfshirë bazën e policisë, tri stacione të tjera të policisë, pastaj bazën e shërbimeve të sigurisë dhe zyrën e imigracionit.
Në këtë situatë uniformat blu kanë vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në Kano, vend ky që vuan nga sulmet e shpeshta nga sekti islamik i Boko Haramit.
I njejti grup e ka marrë përgjegjësinë për një sulm me bombë ditën e Krishtlindjeve në një kishë jashtë kryeqytetit Abuja, nga i cili mbetën të vrarë 37 persona dhe më shumë se 57 të tjerë të plagosur.