E Enjte, 5 Nëntor 2026

Karta ID të skaduara, ankohet OMONIA: 6,157 zgjedhës të privuar, Rama refuzoi të…

Për zgjedhësit të cilët nuk janë lejuar të votojnë për shkaka të kartave të identitetit të skaduara ka reaguar edhe organizata OMONIA e degës së Himarës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, OMONIA akuzon kryeministrin Rama se refuzoi të nxjerrë aktet ligjore që do të garantonin të drejtën e votës, sikurse ka bërë në zgjedhjet e mëparshme. Sipas saj nga 23074 zgjedhës të regjistruar, 6157 janë të privuar nga e drejta e zgjedhjes.

Deklaratë për shtyp Omonia Dega Himarë

Qe me nisjen e procesit zgjedhor në Bashkinë Himare, me insistimin e komisionerëve të Partisë Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumenteve të identifikimit të skaduara. Sipas OMONIA-s kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të PS, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive.

Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi të nxjerrë aktet përkatëse ligjore që do te garantonin të drejtën e votës për të gjithë zgjedhësit.

Kompania shtetërore e prodhimit të kartave te identitetit, ishte vënë gjatë ditëve të fundit në shërbim të Partisë Socialiste, duke u shërbyer qytetarëve në mënyrë selektive. Anëtarëve të PS u rinovoheshin dokumentet në mënyrë të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditësh.

Në total, nga 23074 zgjedhës të regjistruar, 6157 janë apriori të privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe përgjegjësi të Qeverisë Rama.  

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›