E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e Adriatikut A5 konferenca e 10-të në Tiranë

Ministri Oketa në konferencën e 10-të të Shefave të Shtabeve të Vendeve të Kartës së Adriatikut A5 vlerësoi punimet që sipas tij, kane sugjeruar gjithmonë zgjidhje dhe ide për ruajtjen e sigurisë në transforminin global 

TIRANË- Shefat e Shtabeve të Vendeve të Kartës së Adriatikut A5 janë mbledhur sot në Tiranë, në konferencën e 10-të të tyre, për të diskutuar mbi kontributet e përbashkëta të vendeve pjesëmarrëse në misionet paqeruajtëse në Afganistan, por edhe për bashkëpunimin mes tyre në të ardhmen.
Pjesëmarrës në këtë konferencë janë shefat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Kraocisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje- Hercegovinës, 5 vendet e Kartës së Adriatikut, si dhe delegacione nga Serbia, Italia, përfaqësues nga Komandat e Bashkuara të NATO-s në Napoli, Brunsum, nga Komanda Qëndrore e Aleancës në Europë ( SHAPE), si dhe Komanda Amerikane në Europë (EUCOM).
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa vlerësoi punimet e kësaj konference, që sipas tij, ka sugjeruar gjithmonë zgjidhje dhe ide për ruajtjen e sigurisë në transforminin global. Sipas tij, diskutimet dhe sugjerimet që do të sjellë kjo konferencë do të ndikojnë në bashkëpunimin e Forcave tona të Armatosuara dhe në transforminin e tyre.
Duke folur për krjimin e Kartës së Adriatikut gjashtë vjet më parë, ministri Oketa kujtoi se “ajo bashkoi tre vende të rajonit tonë, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë, bashkim që u bazua në vizionet dhe vlerat e përbashkëta. Që atëherë vendet tona u angazhuan për të punuar për paqen si dhe për t’u integruar në Aleancën e euroatlantike”.
Tani pas gjashtë vitesh, vijoi ai, kjo iniciativë e sigurisë dhe prosperitetit në rajon, bëri që dy vendet, Kroacia dhe Shqipëria, të jenë anëtare të NATO-s.
Karta e Adriatikut (A5) ka mbështetjen e liderëve të NATO-s SHBA-së, dhe kjo ka rëndësi për progresin dhe bashkëpunimin mes vendeve anëtare të kësaj karte.
Punimet e kësaj konferencë po vazhdojnë në hotel Sheraton, me dyer të mbyllura. Në përfundim të saj, Shefat e Mbrojtjes së vendeve A5 do të nënshkruajnë një marrëveshje me qëllim ripërsëritjen e angazhimeve të këtyre 5 vendeve.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›