Gjirokaster, 2 aksidente me 2 te vdekur
Dy aksidente rrugore ne autostraden Tepelene- Kakavije i kane marre jeten dy te rinjve, ndersa dy te tjere jane plagosur. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve.
GJIROKASTER- Dy aksidente rrugore me dy të vdekur dhe dy të plagosur kanë nddodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Tepelenë- Kakavijë.
Aksidentet janë shënuar brenda 8 orësh dhe policia thotë se po heton për zbardhjen e shkaqeve të këtyre dy aksidenteve të rënda rrugore. Nga të dhënat zyrtare të policisë aksidenti i parë ndodhi rreth orës 01.00 të mëngjesit të ditës së sotme kur një automjetit tip “Audi”, me targë FR 6836 A ka dalë nga rruga afërsi të fshatit Kordhocë, rreth 3 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të Kakavijes. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi iautomjetit, emir I të cilit nuk është bërë i ditur.
Aksidenti tjetër rrugor, ndodhi në orën 08.30 të ditës së sotme, në afërsi të fshatit Mashkullorë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.
Automjeti tip “Landa”, me targë TR 2624 E, i drejtuar nga Astrit Cullai, lindur në Elbasan dhe banunes në Tiranë, u përplas me automjetin tip “Opel”, me targa greke AN 794 MS, i drejtuar nga Orges Selmani, lindur dhe banues në qytetin e Këlcyrës (Përmet). Sipas pasojë humbi jetën pasagjeri i automjetit “Landa” 24 vjeçari Altin Lacaj, lindur dhe banues në Mirditë. Ndërsa drejtuesit e dy automjeteve të përfshirë në këtë aksident kanë marrë disa fraktura të lehta dhe ndodhen në spitalin civil rajonal “Omer Nishani”.
Vetëm në 4 ditët e fundit,- agjencia shqiptare e lajmeve- bën të ditur se në rrugën kombëtare Tepelenë-Kakavije, me gjatësi rreth 70 kilometra kanë ndodhur tre aksidente të rënda rrugore, me pasojë tre viktima dhe dy të plagosur.
(s.g/BalkanWeb)