Karta e identitetit si libreze shendeti

Qytetarët duhet te plotësojnë një formular me qëllim që karta e identitetit tu shërbejë edhe si karte shëndeti. Por mjeket nuk e kane dërguar atë shtëpi me shtëpi. I kanë kërkuar qytetareve ta plotësojnë atë pas vizitave ne qendrat shëndetësore.
Por nëse procesi do te varet vetëm nga bashkëpunimi i qytetareve regjistri elektronik ne mars nuk do te jete gati.
Pa listën online te pacienteve karta e identitetit nuk mund te shërbejë si karte shëndeti megjithëse drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shëndetësor thotë se do te realizohet brenda vitit.
Aktualisht sipas te dhënave te ISKSH ne sistem janë regjistruar rreth 3.9 milion banore qe mbulohen me shërbim shëndetësor nga kujdesi parësor ndërkohë qe janë pastruar rreth 80% e publikimeve.