E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 100 vjet polici e Shtetit Berisha: Profesionalizëm, trimëri

TIRANE- Policia e shtetit shqiptar sot mbush 100 vjec. Në këtë kuadër në kryeqytet zhvillohen disa aktivitete. Ato nisën në orën 10:00 me homazhet për të rënët në shkollën e Formimit të Policëve.

Në cermoninë përkujtimore të organizuar nga Policia e Shtetit, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, si dhe familjar të policëve të rën në detyrë kujtuan dhe nderuan të rënit në detyrë, duke vendosur kurora pranë “Memorialit kushtuar policëve që dhanë jetën pwr jetën”.

Pas saj në orën 11.00 kryeministri Berisha, ministri i Brendshëm Flamur Noka, Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtues të tjerë të lartë marrin pjesë në ceremoninë zyrtare e cila mbahet në hotel Tirana.

Kryeministri Berisha deklaroi se “Policia e Shtetit ka një shkallë të lartë të profesionalizimit.”

Ndërsa, në orën 12.00 në sheshin Skënderbej zhvillohet demonstrimi i forcave tona policore ku pritet të mbajë fjalën e tij edhe presidenti i republikës, Bujar Nishani. Demonstrimi do të bëjë që prej mëngjesit të sotëm të bllokohet lëvizja në bulevardin kryesor të kryeqytetit.

Policia e Shtetit feston sot100 vjetorin e krijimit të saj. E krijuar më 13 janar të vitit 1913, pak javë pas shpalljes së pavarësisë së vendit, Policia shqiptare ka përshkruar një rrugë të gjatë, duke u përballur me sfida të mëdha, transformime rrënjësore si në aspektin strukturor e organizativ, ashtu dhe në atë legjislativ e konceptual, për të ardhur në ditët e sotme, si një strukturë e rëndësishme e shtetit, që aplikon filozofinë bashkëkohore të Policimit në Komunitet.

vijon...

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›