Karta e studentit, 300 studentë aplikojnë në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër

Që prej 23 shkurtit studentet e universitetit “Eqrem Çabej” ne Gjirokastër mund të përfitojnë kartën e studentit.
Sipas zëvëndës rektorit Jaho Cana, kjo kartë u mundëson studentëve qasje në një gamë të gjerë shërbimesh me çmime të reduktuara, duke përfshirë fushat e artit dhe kulturës, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, arsimit, sportit, transportit, turizmit, si dhe shërbime të tjera nga subjekte shtetërore dhe private.
Sipas zevendes rektorit Cana, studentët duhen të aplikojnë pranë universitetit “Eqrem Çabej” për të përfituar kartën.
“Kjo paketë përfshin të gjithë studentët pa përjashtim. Kjo është një punë individualë që bëjnë vetë studëntët, shkopjnë tek qendrat ku i tërheqin dhe përfitojnë shërbime të rëndësishme”, tha rektori.
Karta e Studentit është rezultat i një përpjekjeje të gjatë dhe të frytshme, e cila tashmë është bërë realitet falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve arsimore, bashkive dhe sektorit privat.
/rtsh/