Mallakastër, çifti i bashkëshortëve lanë emigrimin për të hapur biznesin në vendlindje

Fation Aliaj nga fshati Romës i Mallakastrës pas një eksperience 9-veçare si emigrant në u kthye në vendlindjen e tij, me idenë për të punuar tokën e tij, si mjeti kryesor për të siguruar të ardhurat ekonomike për familjen.
Pas rikthimit, për 15 vjet me radhë, ai u mor me kultivimin e fidanëve të ullirit, duke ndjekur në këtë mënyre traditën e babait të tij.
Një vit me parë Fatjoni se bashku me bashkëshorten Anxhelën, vendosën që në një sipërfaqe të vogël, të eksperimentonin kultivimin e tulipanëve.
Edhe pse kultivimi i kësaj luleje ishte një eksperience e re edhe e panjohur, ata ia dolën që përmes punës në tokën e tyre në Romës, të ngrinin një copë Holande, duke të kujtuar atdheun e tulipanëve.
Falë punës së tyre, çifti i fermerëve ia ka dalë që të kultivojë rreth 6 dynymë sipërfaqe me tulipanë me më shumë se 30 spektre të ngjyrave të papërsëritshme..
Ata shprehen optimiste për të ardhmen, ndaj dhe kërkojnë mbështetje për të shtuar më shumë sipërfaqet me këtë lule të veçantë, pasi në Shqipëri këto janë parcelat e para të pikturuara me ngjyra tulipanësh.
/rtsh.al/