E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e studentit, Basha: Aplikimi online dhe falas

Studentët kanë gati kartën bashkiake dhe do të përfitojnë me çmim të reduktuar mjaft shërbime. Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha u bëri thirrje studentëve që të aplikojnë për kartën bashkiake. Aplikimi është online do të zgjasë vetëm disa minuta dhe do të jetë falas për studentët.

“Karta bashkiake për studentët është një premtim gjatë fushatës elektorale që bazohet në një model të suksesshëm europian për t`i ofuar lehtësira studentëve të shërbimeve publike dhe private që ofrohen në qytetin tonë. Kapacitet janë të mjaftueshme për të pajisur studentët e universiteteve publike me kartën bashkiake. Unë u bëj thirrje studentëve të paraqiten në rektorat për të bërë aplimim online që zgjat 2-3 minuta ndërsa është falas ” theksoi Basha.

Gjithashtu kryebashkiaku Basha garantoi se karta bashkiake i ka të gjitha elementet e sigurisë ndërsa theksoi se bashkia do të vijojë me projekte të tjera për të bërë të mundur përmirësimin e jetës së studentëve.

.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›