E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Shëndetësisë, paketë informuese për nxënësit e shkollave

Traumat, aksidentet dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë problematikat më të mëdha shëndetësore në shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme të vendit. Tashmë nuk do të jenë vetëm mësuesit që do punojnë për ndërgjegjësimin e nxënësve, por në secilën shkollë do të dërgohet një mjek specialist për t`i ardhur në ndihmë adoleshentëve. Ministria e shëndetësisë ka gati këtë paketë të re informuese për shëndetin e nxënësve në shkolla.
 

Ndërsa përfaqësues të OBSH në Shqipëri, të cilët bënë edhe këtë projekt thonë se 45% e popullatës në Shqipëri janë në shkolla prandaj duhet një projekt të tillë.
 

Paketa promovuese përmban 12 çështje të punuara, sipas një modeli me mbështetje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga ana e tyre mjekët në shërbimin shëndetësor në shkolla do të asisojnë në edukimin e nxësnve për mospërdorimin e duhanit, alkoolit dhe drogave, por vëmendje madhore do të ketë edhe kujdesi ndaj HIV/AIDS dhe sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›