Karta e studentit, zyrat e aplikimit të hapura edhe në fundjavë
Tiranë- Bashkia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat ka njoftuar se sportelet e aplikimit për kartën e studentit do të jenë të hapura edhe në fundjavë.
Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun, Alma Marku, theksoi se sporteli për aplikimin dhe tërheqjen e tyre do të jetë i hapur dhe ditën e shtunë e të dielë, nga ora 9 deri në 16.00, ndërkohë që në mes të javës së ardhshme, do të mbërrijë edhe pjesa tjetër e Kartave të Studentëve që kanë aplikuar deri më tani.
Sipas saj deri tani kanë aplikuar pranë Bashkisë së Tiranës dhe nëpër universitete, 1981 studentë. Aktualisht, janë shpërndarë rreth 1000 karta studenti. Mbi 500 Karta janë pranë Bashkisë së Tiranës dhe presin të tërhiqen nga studentët.
/IDEA/