E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kartat” Katund i Ri, mungon energjia, bllokohet procesi

Dhjetra qytetarë në komunën Katund i Ri në rrethin e Durrësit nuk kanë mundur të aplikojnë për kartën e identitetit ditën e sotme, për shkak të mungesës së furnizimit me energji elektrike. Komuna ka 1675 persona pa pasaportë. 

DURRES- Bllokohet procesi i aplikimit për letërnjoftimet e reja elektornike në komunën Katund i Ri në rrethin e Durrësit. Dhjetra qytetarë nuk kanë mundur të aplikojnë për kartën e identitetit ditën e sotme, për shkak të mungesës së furnizimit me energji elektrike.

Komuna Katund i Ri ka 1675 persona të cilët nuk janë pajisur me pasaportë dhe presin të pajisen me letërnjoftimet e reja elektronike, por sot nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të energjisë elektrike e cila mungon që prej orëve të para të mëngjesit. Ndonëse numri i banorëve të cilët kërkojnë pajisjen me kartat e identitetit është shumë i madh, strukturat përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për rikthimin e energjisë elektrike, me qëllim rifillimin e punës në komunën Katund i Ri. Ditën e djeshme ka pasur probleme të ngjashme në Maminas, Manez, Ishëm. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›