E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj-peshkatarëve: Do zgjidhim problemin e naftës

"Një nga gjërat që këmi kërkuar edhe në koalicionin ku bëjmë pjesë, është që qeveria e re të zgjidhë menjëherë punën e aksizës së naftës ” kështu u është drejtuar kreu i G99, Erjon Veliaj, peshkatarëve në portin e Durrësit. 

DURRES- G99 zhvilloi një takim me peshkatarë në portin e Durrësit. Gjatë këtij takimi, Erjon Veliaj i kërkoi peshkatarëve që më 28 qershor të votojnë për një ekip të ri qeveritar që do të jetë i aftë të zgjidhë problemet e tyre.
“Sot kemi shansin që mos negociojmë, mos protestojmë kundër qeverisë por të zgjedhim vetë një qeveri që punon për ne. Të zgjedhim një qeveri që të hapi derën dhe jo ata që ta mbyllin derën. Ata që do ti hapin veshët dhe jo ata që do ti mbyllin veshët. Deri më sot kemi patur një qeveri që as derën nuk e hap, as sytë nuk i hap, as veshët nuk i hap e as mendjen nuk e hap. Një nga gjërat që këmi kërkuar edhe në koalicionin ku bëjmë pjesë , është që qeveria e re të zgjidhë menjeherë punën e aksizës së naftës. ”
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›