“Kartat” Mat, procesi me ritme shumë të ngadalta
Ngadalësia që po ndjek procesin e aplikimit me karta identiteti në Mat pohohet edhe nga kryetarja e PS e rrethit, Adelina Farrici e cila deklaron se nga 12 njësi vendore që ka ky rreth, në 8 prej tyre s'janë instaluar as aparaturat për aplikim.
MAT- Aplikimet për paisjen me karta identiteti në rrethin e Matit duket se po ecën me ritme të ngadalta. Kryetarja e Partisë Socialiste e rrethit, Adelina Farrici deklaron se nga 12 njësi vendore që ka ky rreth, në 8 prej tyre ende nuk janë instaluar as aparaturat për aplikim, ndërkohë që ky proces daton që prej dy marsit.
“ Nga 12 njësi vendore që kemi në rrethin e Matit, në 8 njësi vendore akoma nuk janë hapur pikat ku personat do të shkojnë të aplikojnë. Ritmi i aplikimeve është shumë i ngadaltë dhe deri tani kanë aplikuar 1576 persona, ndërkohë që ministria ka shpallur 5000 persona pa pasaportë. Njerzit janë shumë konfuzë për shkak të deklaratave të kryeministrit i cili një ditë thotë se një idtë janë falas për pensionistët një ditë tjetër për një grup tjetër” theksoi Farrici.
Sipas Farricit është e vështirë që me këto ritme të ngadalta të përfundojë në kohë procesi i aplikimit, për shkak edhe të problemeve teknike.
Ecja me ritme të ngadalta e këtij procesi pohoet edhe nga vetë përgjegjësi i zyrës së gjendjes civile. “ Nga momenti kur ka filluar procesi deri në ditën e sotme janë bërë 1576 aplikime. Akoma nuk është shpërndarë asnjë kartë” u shpreh ai.
Ndërkohë një tjetër problem shqetësues nga ana e qytetarëve është pamundësia e tyre ekonomike për të blerë këto karta. (e.n/News24/BalkanWeb)