Presidenti Topi mesazh urimi për Pashkët
Presidenti Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Kryepeshkopit, Janullatos, u përcjell urimet më të ngrohta dhe të përzemërta në ditën e festimit të Pashkëve, të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë kudo ku ndodhen.
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi dërguar Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos, u përcjell urimet më të ngrohta dhe të përzemërta në ditën e festimit të Pashkëve, të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë kudo ku ndodhen.
“Në atmosferën e gëzueshme të Festës së Pashkëve, ndihem pranë jush dhe pranë çdo besimtari e familjeje, që pret me mirësi dhe shpresë ditën kremtuese të ringjalljes së Krishtit, për t’ju përcjellë urimet më të përzemërta për paqe, harmoni e shpresë për të ardhmen” thuhet në mesazhin e Topit.
Në këtë ditë të madhe vijon në mesazhin e tij presidenti shqiptar, ne kemi rastin të lutemi për më shumë dashuri për njëri-tjetrin e për familjet tona, në kërkim të një dimensioni akoma më të lartë të tolerancës e të bashkëjetesës, në të mirë të Atdheut tonë e të qytetarëve të tij kudo ku ndodhen.
(e.n/BalkanWeb)