Kartat, aplikimi deri me 15 qershor
Te gjithe ata zgjedhes, te cilet nuk kane pasaporte, kane edhe dy dite kohe per te aplikuar per t'u pajisur me kartat e identitetit, si e vetmja mundesi per te votuar ne 28 Qershor. Ministria e Brendshme, u beri dje thirrje te gjithe shtetasve, qe te paraqiten sa me pare brenda ketyre dy diteve per te marre kartat e identitetit. Ne te kundert, ata rrezikojne te ushtrojne te drejten e votes per zgjedhjet parlamentare. Zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja, u beri dje thirrje ne emer te ketij institucioni, te gjithe zgjedhesve qe nuk kane pasaporta, te shkojne deri diten e hene per te aplikuar per kartat, ne menyre qe ti terheqin ato para dates 28 Qershor. "Ministria e Brendshme informon opinionin publik, se aplikimi per leternjoftimet elektronike per te gjithe shtetasit qe nuk zoterojne pasaporte, do te vazhdoje deri me 15 qershor. Prandaj u bejme thirrje te gjithe qytetareve qe te vazhdojne te paraqiten per te aplikuar", sqaroi Konja. Nga ana tjeter, ky institucion u beri apel edhe zgjedhesve qe kane aplikuar me pare, qe te paraqiten ne zyrat e gjendjes civile per te terhequr kartat e tyre te prodhuara. Deri diten e djeshme sipas Konjes, jane terhequr nga shtetasit, 914.000 karta identiteti, nderkohe qe nje numer i madh ende nuk eshte marre nga zyrat e gjendjes civile. Ndaj Konja gjeti vendin edhe nje here te kerkoje nga te gjithe zgjedhesit, qe te aplikojne por edhe te terheqin kartat e prodhuara per ta. "Te gjitha zyrat per aplikimin dhe shperndarjen e kartave jane te hapura nga ora 8:00 e mengjesit deri ne 22:00 te mbremjes. Ndaj i lutemi te gjithe qytetareve te shkojne dhe te terheqin sa me pare dokumentet e tyre te identitetit. Deri me 12 qershor, sipas te dhenave zyrtare nga Ministria e Brendshme, shkoi ne 1.300.000 numri i zgjedhesve qe kane aplikuar per te marre kartat e identitetit. Prej tyre, vetem 914.000 i kane terhequr ato, pjesa tjeter gjendet ende ne zyrat e gjendjes civile. Per te cilen, Ministria e Brendshme ka bere thirrje qe te paraqiten, pasi dhe per aplikimin dhe per terheqjen e leternjoftimeve, orari eshte nga ora 08.00-22.00.
Perplasjet, socialistet akuzojne: Jane 10% pa karta
Vijojne debatet mes qeverise dhe Partise Socialiste per rrezikun se zgjedhesit qe nuk kane pasaporta mund te rrezikojne te mbeten edhe pa karta identiteti. Per rrjedhoje te mos votojne dot ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Ekzekutivi shprehet i bindur se te gjithe do te mund te votojne dhe pajisen me dokumentet e reja, nderkohe qe selia roze paralajmeron rrezikun, se nje pjese jo e vogel do te mbeten pa votuar, pasi nuk do te kene as pasaporte dhe as karta identiteti.