Vapa, qershori me temperatura 38 grade
Meteorologet parashikojne se java qe vjen, do te jete e nxehte me temperatura qe shkojne deri ne 38 grade celsius. Si pasoje e nje mase te ngrohte nga Afrika e Veriut, Mesdheu po perjeton temperatura te larta por qe sipas meteorologeve, keto jane temperatura qe priteshin per muajin qershor, i cili parashikohet t'i kaloje dhe 40 grade Celsius. "Per javen qe vjen duke nisur nga dita e marte, temperaturat do shenojne rritje me dy apo tre grade. Ndoshta me shume ne zonat e uleta, duke arritur maksimumin e tyre diten e merkure e te enjte, dhe vlera maksimale qe pritet te shenohet eshte 37 mbase dhe 38 grade Celsius", ben te ditur Tanja Porja, metereologe. Por, per javen qe vjen, situata termike, do te jete problematike, per zonat malore, te cilat nuk kane perjetuar vlera teper te larta ne kete fillim vere. "Problematike do te jene dhe zonat malore, te cilat pritet te shenojne vlera rreth 33 apo 34 grade, ndoshta me lart se kaq, nese permendim zona si Kopliku, Kukesi, Peshkopia pritet te shenohen vlera shume problematike te temperaturave", vijon Porja. Nderkohe sinoptikanet thone se, deri diten e enjte te javes qe vjen, shirat nuk do te jene ne qarkullim, ne te gjithe territorin e vendit.
Qershori
Pjesa e dyte e muajit qershor do te kete temperatura te larta. Konkretisht, ne zonat malore temperaturat maksimale do te ngjiten deri ne 34 grade, ndersa ne zonen e ulet parashikohet qe deri ne fund te qershorit te shenohet vlera maksimale prej 38 gradesh. Bregdeti shqiptar parashikohet te kete po ashtu, temperatura te larta, kryesisht pjesa jugore e tij, ku do te shenohet edhe maksimumi prej 36 gradesh. Po te krahasojme muajin korrik dhe gusht, qe eshte pjesa tradicionalisht me e nxehte e stines se veres, mund te themi se korriku do te perjetoje temperatura me te larta se muaji gusht. Gjate muajit korrik do te shenohen edhe temperaturat me te larta te stines se veres, ku zonat malore do te shenojne vlera maksimale deri ne 38 grade, kundrejt 39 apo 40 gradeve ne zonen e ulet", shkruan ne raportin paraprak instituti i parashikimeve "Meteoalb".
I nxehti Afrikan
Temperaturat e larta qe do te perfshijne vendin tone, kane nje shkaktar qe quhet "I nxehti Afrikan". Kjo do te thote se masa te nxehta ajrore te ardhura nga Afrika do te kalojne mbi vendin tone, duke sjelle temperatura mbi 41 grade Celsius. Keto vlera do te arrihen ne episodet e te nxehtit Afrikan dhe do te ndodhe ne dite te vecanta te muajve. Muaji gusht do te vijoje me temperatura relativisht te larta, por pa mundur te shenojne vlera maksimale si ato te muajit korrik. Gushti do te kete edhe episode me shira te intensiteteve te larta, te cilat do te zgjasin nga disa ore deri ne 24 ore dhe ne raste te vecanta deri ne dy dite. Temperaturat e muajit shtator, parashikohet qe te vijojne te jene relativisht te larta, shume prane vlerave te muajit qershor.