E Diel, 1 Nëntor 2026

Karter: Akuzat ndaj Obamës kanë sfond racist

Karter theksoi se mes amerikanëve ka një ndjenjë të trashëguar se një amerikan zezak nuk mund të drejtojë vendin. Sipas tij, edhe ndërprerja e fjalimit të presidentit Obama në kongres nga një republikan që thirri "ti gënjen" ishte pjesë e një tendencë shqetësuese.

Disa takime lokale të taksapaguesve amerikanë, të shoqëruara edhe me demonstrata, sipas Karterit kanë hedhur baltë ndaj presidentit. “Në këto takime nuk është protestuar vetëm kundër politikave, por ato e kanë akuzuar presidentin për tirani dhe kanë premtuar se do ta rimarrin Amerikën”, thekson ish-presidenti Karter.

Ai thekson se pjesa dërrmuese e antipatisë ndaj presidentit është e mbështetur në faktin se ai është zezak. “Shumë amerikanë të bardhë mendojnë se një afrikano-amerikan nuk mund të drejtojë Shtetet e Bashkuara, gjë që është e neveritshme”, u shpreh ai.

Ndërkohë, shumë konservatorë mendojnë se kjo çështje e ka kaluar cakun, dhe thonë se janë vetë mbështetësit e presidentit Obama që po luajnë me kartën racore.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›