E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria pranon një të burgosur të Guantanamos

Kryeministri hungarez Gordon Bajnai deklaroi se ky vendim synon të konfirmojë përkushtimin e Hungarisë ndaj aleatëve të saj të NATO-s, moralin dhe mbështetjen konkrete për mbylljen e burgut të Guantanamos.
     
"Hungaria mbështet mbylljen e burgut të Guantanamos me vendim të presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe kështu ka pranuar të marrë një ish të burgosur. Personi që po pranojmë është një palestinez. Ne do të pranojmë vetëm ata që nuk janë nën hetimin e gjykatave amerikane ose atyre ndërkombëtare", deklaroi Bajnai gjatë një konference për shtyp.

I burgosuri, i cili do të transferohet për pak ditë, do të lejohet të jetojë në Hungari për një periudhë 18-mujore nën vëzhgimin e autoriteteve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›