Karter siguron lirimin e një amerikani të burgosur në Korenë e Veriut
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhimi Karter, siguroi lirimin e një shtetasi amerikan të burgosur në Korenë e Veriut që nga muaji janar.
Një zëdhënës i Qendrës Karter në Atlanta të Xhorxhias tha se ish presidenti u largua nga Pheniani me Aijalon Mahli Gomes me një avion privat. Zoti Karter mbërriti në Korenë e Veriut të mërkurën në atë që Departamenti i Shtetit e përshkroi si një mision privat.
30-vjeçanti Gomez u arrestua në Korenë e Veriut pasi hyri atje nga Ai u dënua me 8 vjet punë të detyruar dhe me një gjobë prej 700 mijë dollarësh për kalimin ilegalisht të kufirit.
Zoti Gomes, i cili është nga Bostoni i shtetit Masaçusets jepte mësime anglisht në Korenë e Jugut. Miqtë e tij e përshkruajnë atë si aktivist të devotshëm të krishterë, i cili ishte nën ndikimin e një një misionari tjetër amerikan, Robert Park.