Kartolina e Rilindjes së Thumanës, Rama: Shembull i forcës së politikës për të rilindur shpresën, besimin, krenarinë

Thumana e cila u shkatërrua nga tërmeti në vitin 2019, tani është rindërtuar me shtëpi dhe pallatet e reja, që sikurse e quajti Kryeministri Rama, është kthyer tashmë në një nga lagjet më të bukura të Shqipërisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan “me këtë kartolinë të Rilindjes së Thumanës, si një shembull i forcës së politikës për të rilindur shpresën, besimin, krenarinë për vendlindjen, ju uroj një ditë të mbarë”.
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka vizituar të premten (28 tetor) Thumanën, e cila ka qenë një nga zonat më të prekura nga tërmeti i vitit 2019, por që sot është një zonë e rilindur, pasi është kthyer në qendrën e motorit të lëvizjes sportive në vend.
Në Thumanë janë ndërtuar 278 apartamente, 158 njësi individuale, ambiente të gjelbra dhe terrene sportive për të gjithë banorët, që humbën shtëpitë e tyre natën tragjike të 26 nëntorit 2019
/rtsh.al/