E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartonat pezullojnë Lorik Canën

Lorik Cana nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin e Sanderlandit, Stive Brus, për ndeshjen e rëndësishme të javës së ardhshme të Premier League ndaj Totenhamit.
Një gjë e tillë është njoftuar nga faqja zyrtare e klubit të shqiptarit. Gjithçka ka ardhur pas një kartoni të verdhë të marrë të shtunën nga mesfushori në sfidën e mbyllur në barazim 2-2 ndaj Uest Hemit në "Stadiumin e Dritës".
Ky ishte kartoni i pestë i verdhë për Canën në këto 11 javë të para të kampionatit anglez. Në këto 11 javë të Premier League Cana ka qënë lojtari më i mirë i skuadrës së Sunderland dhe është votuar edhe si më i miri nag tifozët e skuadrës ku ka rikthyer edhe intersimin e Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›