Skela luan 90 minuta në humbjen e TuS Koblenz

TuS Koblenz i gjashtë shqiptarëve humbi 0-3 në shtëpi me Duisburg në javën e 11-të të Bundesliga 2 në Gjermani. Në lojë ishin Ervin Skela, Shefki Kuqi, Njazi Kuqi dhe Shqipran Skeraj. Skela luajti gjatë 90 minutave të takimit. Ai krijoi disa mundësi për gol, ashtu siç patën raste edhe dy vëllezërit Kuqi.