E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartonat UEFA pezullon Murinjon gjoba lojtareve

UEFA ka pezulluar per nje ndeshje plus nje tjeter me kusht trajnerin e Realit te Madridit Zhoze Murinjo per shkak se ai urdheroi dy futbollistet e tij Ksabi Alonso dhe Serxhio Ramos te ndeshkoheshin me kartona te kuq ne ndeshjen ndaj Ajaksit ne Champions League.

Reali fitoi 4-0 ne ate takim dhe per te pastruar listen e kartonave te dy lojtareve te tij tekniku portugez urdheroi qe ata te merrnin te kuqe duke munguar vetem ne ndeshjen e kote ndaj Okserit.

Nderkohe Murinjo eshte gjobitur me 40 mije euro per kete veprim ndersa klubi i Realit do te paguaje nje gjobe prej 120 mije eurosh. Gjoba nuk kane munguar edhe per lojtaret e perfshire ne kete ceshtje.

Keshtu Ksabi Alonso dhe Serxhio Ramos qe dolen me te kuqe do paguajne nga 20 mije euro ndersa Kasijas e Dudek te cilet transmetuan urdhrin e Murinjos jane ndeshkuar me 10 dhe 5 mije euro. Pas ketij vendimi Reali i Madridit ka tre dite kohe per te bere apelim.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›