Karvajo:Quaresma lojtar i domosdoshëm për Chelsean
Në Itali i konsideruar si një dështak ndërsa në Angli një luftëtar.Ish interisti Rikardo Kuarezma gëzon e nde një reputacion të mirë megjithë aventurës fatkeqe në Itali me Kampionët ziklaltër. Shoku i tij i Kombëtares Portugeze Rikardo Karvajo është gati për të vënë bast mbi aftësite e Quaresmas.Është shumë i shpejtë dhe eksploziv thotë mbrojtësi portugez është një luftëtar në fushë dhe për këtë nuk do të ketë probleme që të ambjetohet me futbollin fizik të Premier LIgës.Rikardo është shumë teknik mund të shënojë gola dhe me siguri do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin në këtë fazë të sezonit,ai është lojatari sulmues për të cilin kishim nevojë.Pas Interit tani fati i Quaresmas është i lidhur me Chelsean. Në Kombëtare na kërkonte informacione për Premier Ligën tregon Karvajo.Mund të vinte në Londër që në verë porn ë fund përfundoi te Interi.Atje gjërat nuk i shkuan mirë por Skolari e njeh prej kohësh dhe ky mund të jetë një avantazh edhe pse do ti duhet kohë për tu ambjentuar.Sipas mbrojtësit portugez Anelka dhe Drogba e adhurojnë të luajnë në krah të Quaresmas sepse është tipi i lojatrit që garanton shumë asise. Vetë Quaresma ka deklaruar se te Chelsea do të tregojë vlerat e tij të vërteta.