E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB,vlerëson zgjedhjet lokale në Irak

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, i ka premtuar udhëheqësve irakianë se OKB do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet për avancim të demokracisë dhe sigurisë në vendin e tyre. Ai u shpreh në Bagdad, një ditë pasi rezultatet paraprake treguan se koaliconi i drejtuar nga kryeministri irakian, Nouri al-Maliki, kishte fituar ndjeshëm zgjedhjet lokale. Koalicioni i Al-Maliki e përqëndroi fushatën mbi angazhimet për ruajtje të rendit dhe ligjit, duke mos i kushtuar shumë rëndësi sfondit fetar. Ban Ki Moon gjithashtu tha se atij i kishin bërë shumë përshtypje mënyra se si u mbajtën zgjedhjet që ai shtoi nuk panë veprime të dhunshme dhe duhet të ndikojnë drejt forcimit të pajtueshmërisë në Irak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›