Zelensky iu drejtohet italianëve teksa mijëra njerëz mblidhen në të gjithë vendin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u është drejtuar mijëra demonstruesve në të gjithë Italinë, ndërsa protestat pro-ukrainase u zhvilluan në disa qytete, duke përfshirë Torino dhe Firence raporton BBC.
Firence është binjakëzuar me Kievin që nga vitet 1960, kur kryeqyteti i Ukrainës dërgoi ndihma në qytetin toskan për ta ndihmuar atë të rimëkëmbet nga një përmbytje shkatërruese.
Demonstruesit në qytet valëvitën flamujt ukrainas dhe kambanat e Bazilikës ikonike di Santa Croce ranë 17 herë, një për çdo ditë të pushtimit.
Në fjalën e tij, Zelensky tha se 79 fëmijë ishin vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Ai bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Moskës dhe u kërkoi udhëheqësve perëndimorë të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi vend.