E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai: Do marrim përgjegjësitë për disa zona

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka folur për shtatë zona të vendit, ku forcat afgane të sigurisë do të nisin marrjen e përgjegjësive nga NATO-ja.

“Afganistani do të fillojë të marrë përgjegjësitë për disa zona, duke nisur nga korriku i këtij viti. Ato përfshijnë provincën e Kabulit, qarkun Sorobi, Panjshirin, Bamijanin, Heratin, Helmandin dhe Mehtarlamin”, sqaroi Karzai.

Ky veprim është hapi i parë i tranzicionit, në të cilin policia dhe ushtarët afganë do të marrin të gjitha përgjegjësitë e sigurisë anembanë vendit deri në fund të vitit 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›