E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, 7 krahina “shkëputen” nga NATO

Presidenti afgan, Hamid Karzai, bëri të ditur emrat e shtatë krahinave që do të kalojnë në korrik në duart e forcave të sigurisë, pas tërheqjes së NATO-s. Midis provincave bëhet fjalë për zonat relativisht më të qeta, kryeqyteti Kabul, Panjshiri, Bamijani dhe qytetet e Heratit, Mazar-e Sharifit dhe Mehterlamit.

Kalimi i këtyre zonave në duart e forcave të sigurisë konsiderohet si një test kyç, përpara largimit përfundimtar të NATO-s në vitin 2014.

Në tre vitet e ardhshme, NATO do të reduktojë gradualisht prezencën në Afganistan, deri në tërheqjen përfundimtare në 2014-n.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›