Karzai dyshon ne rrjedhjet e WikiLeaks
Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai tha se dyshon se rrjedhjet diplomatike amerikane nga WikiLeaks jane te verteta.
Ne nje nga publikimet e WikiLeaks diplomatet amerikane kane thene se nje nga zevendesit e Karzait i ka transportuar 52 milione dollare jashte shtetit por se presidenti ka mbajtur syte e mbyllur para deklaratave per korrupsionin.
Nese kjo do te ishte e vertete qeveria amerikane na ka folur per cdo dite per korrupsion duke na sjelle shembuj per 5 mije dollare ka thene ne nje konference per gazetare me kryeministrin e Pakistanit Jusuf Raza Gilani i cili po viziton Afganistanin.
Si u be qe ata nuk i raportuan presidentit per rreth 52 milione dollare
Keshtu qe ne nuk e dime me se cka te bejme ne kete mes. A tju besojme a mos tju besojme Dhe une nuk do tju besoja ka thene Karzai duke iu referuar rrjedhjeve diplomatike.
Por ne anen tjeter ministri afgan i financave ka terhequr verejtjen se rrjedhja e dokumenteve diplomatike do te demtoje relacionet amerikano-afgane. Ai ka hedhur poshte nje raport qe e quan presidentin Hamid Karzain nje njeri jashtezakonisht te dobet.
Omar Zakilval ka thene se me nuk do te kete raporte te njejta mes ministrave afgane dhe ambasadorit amrikan Karl Ajkenberi.