E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai:NATO do shndërrohet në forcë pushtuese nëse vijon sulmet

Presidenti afgan Hamid Karzai ka deklaruar se nëse NATO nuk do të ndërpresë sulmet ndaj popullsisë civile, do të shndërrohet në një forcë pushtuese.

“Nëse NATO nuk ndërpret sulmet ajrore mbi shtëpitë afgane, prezenca e saj në Afganistan do të konsiderohet si ajo e një force pushtuese dhe kundër vullnetit të popullit afgan”, theksoi ai.

Duke kujtuar pozicionin e tij kundër sulmeve ajrore të banesave civile, Karzai ka theksuar se nuk do i autorizojë më, duke parë pasojat e rënda të shkaktuara.

“Në këtë situatë, historia është dëshmitare se si afganët përballojnë forcat pushtuese”, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›