Lezhë, motorri del nga rruga, aksidentohet rëndë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është aksidentuar rëndë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç ndërsa motoçikleta me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi i ishull Shëngjinit ku 25-vjeçari Pashk Çaku ishte duke udhëtuar me motorr por ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë jashtë rruge.
Menjëherë 25-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës dhe më pas është dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë pasi gjëndja e tij shëndetësore është kritike për jetën.