Kasano me shokë dhurojnë spektakël në Torino (video)
Torino - Sampdoria arriti një fitore të vyer 3-1 në transfertën e vështirë të Torinos. Spektakli i dhuruar nga Kasanos me shokë i vështirëson akoma më tej punët për Torinon, e cila rrezikon më shumë se kurrë të bjerë në Serinë B.
Golin e parë miqtë e Sampdorias e gjetën me nuhatësin e njohur, Pacinin, në minutën e 8-të. Samarko do të dy-fishonte shifrat në minutën e 24-t. Torino, megjithëse e gjendur në vështirësi, arrin të shkurojë diferencën me anë të Biankit në minutën e 29-të.
Antonia Kasano bëhet sërish protagonist për Sampdorian me golin e shënuar në minutën e 69-të. Ky gol vulosi rezultatin e përgjithshëm 3-1, duke i dhënë siguri skuadrës së Sampdorias për mesin e artë. Ky ekip gjendet në vendin e 14-të me 36 pikë. Torino ndodhet në zonën e ftohtë, duke u renditur e 18-ta me 24 pikë.
Më poshtë do të paraqesim në video përmbledhjen e takimit Torino-Sampdoria.