E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli dhe Milani ndahen mes tyre në paqe

Napoli - Superndeshja e zhvilluar në “San Paolo” mes Napolit dhe Milanit është ndalur në barazim të bardhë 0-0. Spektakli dhe grinta mes këtyre dy superklubeve nuk mungoi as në ndeshjen e mbrëmshme.

Bardhësia e golave dhe kartonave nuk i përgjigjet aspak lojës së fortë që dhuruan këto dy ekipe. Marek Hamshik arriti të shënonte një gol, i cili u konsiderua në pozicion jashtë loje nga gjyqtarët.

Megjithë barazimin 0-0, skuadrat janë kënaqur me nga një pikë. Milani e rrit akoma më shumë diferencën me udhëheqësit e Interit dhe Juventusit, duke mbajtur vendin e tretë me 55 pikë. Napoli ruan vendin e 12-të me 37 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›