Kasano shpeton Italine nga humbja
shte nje Itali e sakrifices. Edhe ndaj modesteve te Estonise skuadra e esare Prandelit nuk mundi te dominonte ne rezultat packa se ne loje ishte me lart se kundershtari. Madje axurret shkuan edhe ne disavantazh ne pjesen e pare te takimit duke krijuar iluzionin e nje ndeshjeje te njejte me ato te zhvilluara ne Boterorin e fundit ne Afrike. Gjithsesi ne pjesen e dyte nje super-Kasano ka marre ne dore lojen e skuadres se tij jo vetem duke shenuar golin e barazimit por edhe duke krijuar edhe mjaft raste te tjera. Golin e fitores e realizoi mbrojtesi me i ri i Juventusit Bonuci duke i siguruar keshtu Prandelit fitoren e pare ne krye te perfaqesueses se Italise. Te marten axurret do te presin Ishujt Faroe ne nje ndeshje mjaft te lehte.