Rumunet Shqiperia na dha nje leksion
Lojtaret e Kombetares rumune kane pranuar deshtimin ne sfiden me Shqiperine. Nuk ka kohe per keqardhje pasi ky eshte futbolli. shte e pafalshme qe nuk kemi arritur te mbajme rezultatin 1-0. Nje ekip si ne nuk duhet te kenaqej me nje gol. Shqiperia eshte skuader modeste dhe luajti me qellimin e vetem per tu mbrojtur ne menyre qe te arrinte nje barazim ka thene Marica per gazeten Pro Sport. Per mbrojtesin e Rumanise Razvan Rat barazimi ne ndeshjen e pare eliminatore eshte i pajustifikueshem. Lojtari qe aktivizohet ne Ukraine me Shahtjor Donjeckun u shpreh se Rumania nuk mund te kualifikohet per ne Evropianin 2012 nese le pike ne shtepi. Per mua sot dje ishte nje deshtim. Keshtu kemi shume me pak shanse per tu kualifikuar. Nese ne deshirojme qe te kualifikohemi duhet patjeter te fitojme te gjitha ndeshjet ne shtepi deklaroi Rat. Ky i fundit zhvilloi nje ndeshje zhgenjyese teksa ne disa raste u bllokua ne menyren me te mire nga Klodian Duro. Madje per shkak te nervozizmit gjate lojes Rat u ndeshkua edhe me karton te verdhe.