Kasat fiskale 416 milione leke per rimbursimin e biznesit
Teuta Shamku
Procesi i rimbursimit te kasave fiskale dhe taksimetrave ndaj biznesit vazhdon. Ne mbledhjen e fundit qeveria miratoi nje fond prej afro 416 milione lekesh per te rimbursuar bizneset ne disa bashki e komuna te vendit. Keshilli i Ministrave miratoi vendimin e radhes per kompensimin e vleres se takses se biznesit te vogel te perdorur per rimbursimin e pajisjeve fiskale e te taksimetrave per 21 bashki dhe 25 komuna
Ky fond ne vlere 416 592 351 katerqind e gjashtembedhjete milione e peseqind e nentedhjete e dy mije e treqind e pesedhjete e nje leke do te perballohet nga Fondi i Kontigjences i miratuar ne buxhetin e vitit 2011. Ngarkohen Ministria e Financave dhe njesite e qeverisjes vendore per zbatimin e ketij vendimi. Kjo eshte hera e trete qe qeveria miraton fondet per rimbursimin e kasave fiskale dhe taksimetrave qe u jane vendosur taksive. Per perfitimin e rimbursimit biznesi duhet te paraqese disa dokumente se pari dokumentet e regjistrimit si subjekt privat dhe po ashtu edhe faturen e blerjes se pajisjes fiskale po ashtu edhe per taksimetrat. I gjithe procesi i rimbursimit te kasave fiskale shkon 2.2 miliarde leke qe dalin nga arka e shtetit. Perpara se biznesit ti rimbursohet kasa deri ne shumen 44 mije leke duhet te ndiqen disa rregulla e cila si fillim lidhet me dorezimin prane zyres se taksave te bashkise apo te komunes ku eshte i regjistruar formularin e rimbursimit te pageses per kasen. Ne momentin e plotesimit te formularit biznesi duhet te kete kopjen e mandatpageses se bere per blerjen e pajisjes se pare fiskale ose kuponin tatimor te shoqeruara me kopjen e fatures se blerjes dhe kopjen e kontrates me nje nga Shoqerite e autorizuara nga ministri i Financave per ofrimin dhe mirembajtjen e pajisjeve fiskale ne rastin e pajisjeve fiskale ose shoqerine shitese ne rastin e taksimetrave. Gjithashtu duhet te kete edhe kopjen e njoftim-vleresimit tatimor per vitin ushtrimor 2010 te leshuar nga zyra e taksave te bashkise ose te komunes dhe deklaraten e vendosjes ne pune te pajisjes fiskale.
Miratohet ndryshimi per funksionin e Agjencise se Auditivit te Programeve te Asistences se BE-se
Ne mbledhjen e radhes qeveria miratoi disa ndryshime dhe shtesa ne vendimin nr. 1020 date 14.10.2009 te Keshillit te Ministrave Per krijimin e Agjencise se Auditimit te Programeve te Asistences akredituar nga Bashkimi Evropian.
Ndryshimet jane bere per organizimin dhe funksionimi i agjencise dhe organet drejtuese te agjencise jane keshilli i menaxhimit dhe drejtori. Keshilli i menaxhimit perbehet nga tre anetare njeri prej te cileve zgjidhet kryetar. Ata emerohen nga Kryeministri me propozimin e Zyrtarit Pergjegjes Akreditues per nje periudhe trevjecare me te drejte riemerimi. Masa e shperblimit te kryetarit eshte 10 000 dhjete mije leke ndersa e anetareve 7 000 shtate mije leke per cdo mbledhje por jo me shume se nje here ne muaj. Keshilli i menaxhimit ka funksione kryesore te vleresoje te monitoroje dhe te jape mendim per programet vjetore dhe strategjike te agjencise per raportimet periodike dhe vjetore per pasqyrat financiare per menyren e funksionimit te agjencise dhe per ceshtje te tjera te percaktuara nga Zyrtari Pergjegjes Akreditues ne rregulloren e funksionimit te agjencise. Menyra e organizimit te brendshem autoriteti menyra e vendimmarrjes se strukturave te agjencise perfshire keshillin e menaxhimit si dhe ceshtje te tjera percaktohen ne rregulloren e funksionimit te agjencise e cila miratohet nga Zyrtari Pergjegjes Akreditues me propozim te drejtorit. Efektet financiare perballohen nga fondet e miratuara ne buxhetin e shtetit per Agjencine e Auditimit te Programeve te Asistences akredituar nga Bashkimi Evropian.
HEC-i mberrijne ne Ashte turbinat e para matrix
Turbinat e para per HEC-in e Ashtes kane mberritur tashme ne kantierin e hidrocentralit. Deri ne vitin 2012 projekt-kompania Energji Ashta - nje kompani e perbashket 50/50 mes kompanive VERBUND dhe EVN do te ndertoje nje risi boterore hidrocentralin me te madh matrix duke perdorur teknologjine HYDROMATRIX. HEC Ashta do te punoje me anen e 90 turbinave te vogla HYDROMATRIX me permasat e nje kabine telefonike te cilat mundesojne nje shfrytezim vecanerisht efikas te ujit. Nga viti 2012 ne Ashte do te prodhohen 240 milione kWh energji elektrike. Ne kete menyre 100000 familje shqiptare do te mund te furnizohen me energji. Pas perfundimit te instalimit te tubave thithes se turbinave ne Ashta 1 ANDRITZ HYDRO do te instaloje HEC-in HYDROMATRIX mbi lumin Drin ne veri te Shqiperise. Kjo faze shenon nje gur themeli per procesin e ndertimit. Secili nga stacionet e HEC-it te Ashtes do te pajiset me 45 njesi gjeneratore HYDROMATRIX. Kapaciteti i pergjithshem i instaluar I hidrocentralit do te jete mbi 50 MW. Aspekti i jashtezakonshem i konceptit HYDROMATRIX eshte perputhshmeria me organizimin e projektit fale permasave kompakte te turbinave-gjeneratore si edhe perdorimi novator i teknologjive te provuara te hidroenergjise. Ne kete sistem modular disa njesi te vogla gjeneratore jane instaluar ne nje sistem te tipit matrix ku secila njesi mund te vihet ne pune dhe te mirembahet vecmas. Si pasoje reduktimi i hapesirave do te kete nje perparesi domethenese duke ulur keshtu ne menyre te ndjeshme efektet mjedisore dhe kostot e ndertimit te projektit. Ky projekt i jashtezakonshem do ta shnderroje Shqiperine ne nje pike referimi per sa i perket teknologjise cka do te terheqe shume eksperte te ketij sektori per te pare kete risi teknologjike krijuar nga Energji Ashta. Nje vit pas fillimit te ndertimit puna vazhdon normalisht Ne Ashta 1 struktura ndertimore tashme e ka arritur lartesine perfundimtare. Ne Ashta 2 tubat e pare thithes jane vendosur qe prej muajit shkurt ndersa vijon betonimi.
Prilli ul cmimet e produkteve ushqimore
Indeksi i mimeve te Konsumit ne muajin prill 2011 arriti 112.2 per qind kundrejt muajit dhjetor 2007 dhjetor 07=100 duke shenuar nje ulje prej 0.6 per qind krahasuar me muajin e meparshem. Ndryshimi vjetor ne muajin prill eshte 4.1 per qind. Nje vit me pare ky ndryshim ishte 3.7 per qind. Indeksi i grupit Ushqime dhe pije joalkoolike shenoi nje ulje prej 1.5 per qind brenda ketij grupi ulja me e madhe prej 12.6 per qind verehet ne nengrupin Zarzavate perfshire patatet. Ketu mund te permendim uljen e cmimit te kastraveceve me 49.5 per qind spinaqit me 22.9 per qind domateve me 19.0 per qind patellxhaneve me 18.6 per qind specave me 11.8 per qind etj. mimet e nengrupit Fruta shenuan nje rritje prej 4.0 per qind ku mund te permendim rritjen e cmimit te limoneve me 8.8 per qind portokalleve me 7.6 per qind molleve me 6.5 per qind kivit me 1.2 per qind etj. Gjate muajit prill cmimet ne disa nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve shenuan rritje ku mund te vecojme rritjet ne nengrupet Buke dhe drithera me 1.0 per qind Peshk me 1.0 per qind Qumesht djathe e veze me 0.3 per qind etj. Indeksi i grupit Pije alkoolike dhe duhan shenoi nje rritje prej 0.1 per qind ku mund te vecojme rritjen e cmimit te duhanit me 0.1 per qind. Indeksi i grupit Veshje dhe kepuce shenoi nje ulje prej 0.3 per qind brenda te cilit cmimet e veshjeve shenuan nje ulje me 0.1 per qind ndersa cmimet e kepuceve 0.4 per qind. Indeksi i grupit Qira uje lende djegese dhe energji shenoi nje ulje prej 0.1 per qind ku mund te vecojme uljen e cmimit te lendeve djegese me 0.3 per qind. Indeksi i grupit Shendeti shenoi nje rritje prej 0.1 per qind brenda te cilit cmimet e medikamenteve mjekesore u rriten me 0.1 per qind. Indeksi i grupi Transport shenoi nje rritje prej 0.7 per qind. Gjate muajit prill cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 2.4 per qind dhe cmimi i benzines 0.2 per qind.