E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasat fiskale proteste prane Medresese

Dhjetra tregetare te tregut industrial jane mbledhur edhe mengjesin e sotem prane Medresese ne kryeqytet per te protestuar kunder gjobave te vena nga inspektoret e tatimeve per mungese te kasave fiskale.

Tregtaret thone se nuk do te pranojne tu instalohen kasat sepse sipas tyre venia e ketyre pajisjeve eshte nje kosto shtese te cilen ata nuk mund ta perballojne me te ardhurat qe kane. Nje kordon me forca te policise ka rrethuar zonen ku po ndodh protesta dhe ka bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve. Nje proteste e ngjashme ndodhi edhe pasditen e djeshme derisa forcat e rendit nderhyne per lirimin e rruges e cila u bllokua per rreth 30 minuta. Tregtaret paralajmerojne se do ti vazhdojne protestat e tyre derisa qeveria te anuloje vendimin per pajisjen me kasa fiskale per ta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›