Njezet vjetori i njezet vargjeve
Nuk eshte zakon te kremtohet pervjetori i nje poezie. Per te merituar kete nder duhet te jete me shume se nje poezi. Duhet te jete bere ngjarje dhe njekohesisht te kete mbetur poezi cfare nuk ndodh shpesh. Kete kusht e ploteson poezia e mirenjohur Kuajt e poetit Gjeke Marinaj botuar para njezet vjetesh saktesisht ne gusht te vitit 1990 ne gazeten Drita. Kjo poezi me jo me shume se 20 vargje u perkujtua keto dite nga Departamenti i Arteve dhe Shkencave Humane prane Universitetit te Teksasit ne Dallas te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. E bere kenge ne perkthimin dhe pershtatjen e vargjeve ne anglisht nga poeti i madh amerikan Frederik Turner me muzike te kompozitorit shqiptar Gjon Kapedani me orkestrimin e sopranos se mirenjohur amerikane Kathery Evans dhe e kenduar nga tenori Hart Neal ne shoqerimin e pianistit Michael MC Voy kantata Kuajt me sakte vidioklipi Kuajt me pamje nga Shqiperia e viteve nentedhjete u paraqit si ikona poetike me e besueshme e pasqyrimit te realitet shqiptar gjate peridhes se diktatures sic vuri ne dukje studiusja Cindy Hulbert.
Ne nuk kemi emer/ Te gjitheve kuaj na thone/ Nuk qajme/ Nuk qeshim/ Heshtim degjojme... . Keto jane disa nga vargjet e poezise qe kur u botua qe lexuar menjehere si metafore e shfrytezimit dhe skllaverise se njerezve ne shoqerine totalitare. Publiku i vemendshem i atyre viteve e kujton me siguri sot e kesaj dite pershtypjen e thelle qe pat shkaktuar botimi i saj ne organin zyrtar te Lidhjes se Shkrimtareve. Ishte nje kohe pezull kur ne nje ane shqiptaret qe u futen ne ambasadat e huaja kishin konsumuar kryengritjen e rralle me emrin ikje ndersa ne anen tjeter regjimi po perpiqej te shartonte ne trupin e vet te kalbur ndonje bisk lirie te prodhuar ne serrat e veta demode e gjithe Lindja ish-komuniste kishte kthyer fleten e historise kurse Shqiperia e vogel perkundte ne pallatet e politikes endrren me sy hapur as Lindje as Perendim. Tirania e gjate dhe izolimi i kishin ndikuar ne ate shkalle mendjet dhe shpirtrat e njerezve sa perjashta burgjeve kishte shume pak qartesi se cfare duhej bere. Shumica derrmuese e intelektualeve kritike dinin se cfare nuk donin por nuk ishin shume te qarte se cfare donin. Vete regjimi i mbetur si kau ne brinje kerkonte te jepte ndonje zgjidhje pa qene vete i zgjidhur. Mizorite dhe ndeshkimet politike neper dekada kishin mbjelle friken mosbesimin dhe rezervimin. Lirite e ndaluara kishin bere qe zerat me te lire aq sa mund te kete kuptim kjo fjale ne nje shoqeri te mbyllur te kultivonin si menyre shprehjeje dykuptimesine gjuhen e Ezopit. Ky ishte pak a shume kuadri qe percaktonte perpelitjen e Shqiperise ne medyshjet e saj te reja.
Ne kete kohe nje poet i ri nga Bajza e Shkodres njeri prej gjenerates se humburve qe kishte gjetur ne poezine lirike te kohes strehen e ekzilit te vet shpirteror si nje parathenie dhe parapergatitje per ekzilin e me pasme fizik Gjeke Marinaj nje djale i gjate dhe i hajthem i sjellshem dhe i perkore ne kufijte e auto-ironise vendosi te dilte me hapur se asnje tjeter para tij ne agoren e se vertetes domethene vendosi te provokonte me nje goditje te drejtperdrejte demagogjine e ndryshimeve nga brenda status-quone e neveritshme qe po krijonte pluralizmi i mendimit me prirjen per te hedhur nje vello te re mbi realitetin e asher te shtypjes dhe varferise. Kjo ishte poezia Kuajt qe autori e kishte shkruar ne vitin 1989 dhe po e sillte per botim ne gazeten Drita nje vit me vone. Ne vetvete zgjedhja e momentit per te nxjerre nga arka nje poezi te pabotueshme sipas kritereve te kohes ishte test i nje shkalle te gjere qe autorit ia mundesonte edhe miredashja e poeteve Bardhyl Londo e Rudolf Marku qe punonin ne gazeten Drita. Poezia u botua ne kendin e njeres prej faqeve te gazetes me vetedijen e plote te botuesve se cfare po benin. Per poezine kjo qe ndodhi ishte nje heqje dorezash. Ne nuk kemi emra/ Te gjitheve kuaj na thone/ Nuk qajme/ Nuk qeshim/ Heshtim/ Degjojme/ Hame ate qe na japim/ Ecim nga na thone. Vargjet percjellin lodhjen e dekadave. Tingellimi i tyre krijon nje si kurbe te vdekjes qe perpiqet te mbushet me fryme dicka qe ne kantaten e interpretuar per here te pare keto dite ne Universitetin e Teksasit Dallas te kujton korin e te burgosurve hebrenj ne operen Nabuco te Verdit.
Por per autorin Kuajt ishte fillimi i nje kalvari qe per fat perfundoi mire. i pambuluar nga emri i madh apo nga solidariteti dhe harrimi i kryeqytetit ai u vu ne shenjester te partise dhe sigurimit ne provincen ku jetonte cfare e detyroi te arratisej duke rrezikuar koken. Ai e vulosi me shembullin vetjak kredon e poezise se tij. Njezet vjet me vone Universiteti Amerikan ku Gjeke Marinaj eshte diplomuar dy here kthehet permes historise se rralle te kesaj poezie ne itinirarin qe ka ndjekur autori drejt lirise dhe botes se lire. Ne te vertete eshte me shume se rruga e nje poeti. shte edhe rruga e Shqiperise. Pervecse nje ikone e realitetit shqiptar ne diktature Kuajt eshte nje episod shume domethenes ne vargun e episodeve qe paralajmeruan dhe parapergatiten Levizjen e Dhjetorit 1990. Autori Marinaj qekurse la pas peripecite e arratise jeton studion punon dhe krijon ne SHBA si nje poet dhe studiues i shquar. Ai nuk eshte kthyer ne Shqiperi per te konvertuar ne gjesendi gjurmen e kontributit dhe aktit te tij. Sipas meje nuk eshte kthyer per nje arsye te dyfishte ne nje ane qe te mbetet ai qe eshte per vendin e tij ne anen tjeter qe edhe Shqiperia te mbetet kjo qe eshte ne mallin dhe dashurine e tij qe jane filtrat ku ndalen pluhurat dhe helmet e shumta te vendit tone te dashur.
Por nese Marinaj ka zgjedhur te mos vije kantata Kuajt duhet te vije. Televizionet tona nuk kane asnje veshtiresi ta gjejne e ta transmetojne. Ajo eshte shprehje e nderimit amerikan per lirine. Ne kemi nevoje te bashkohemi me kete nderim. Kemi nevoje te njohim rrugen nga kemi ardhur. Akoma me shume kemi nevoje te ushqejme ndjenjen e lirise. Sepse krijime te tilla si Kuajt qe i gjejme ne forma te tjera te autore te tjere dhe ne arte te tjera paraqesin nje simbolike akoma me universale dhe te gjithekoheshme te aspirates per dinjitet dhe respekt.