Kasiljas: Eto’o drejt Italisë, fundi i një makthi
Numri një i skuadrës së Manuel Pelegrinit ndjehet i plotësisht i qetë, pasi në klasiken mes Realit dhe Barcelonës nuk do të jetë më i pranishëm “makthi” Samuel Eto’o.
“Ndjehem shumë i lumtur që Samuel Eto’o është larguar në drejtim të Italisë, -deklaroi në një konferencë shtypi portieri Kasiljas. –Për mua ai ishte kthyer në një makth. Tani, Ibrahimoviç është një futbollist i shkëlqyer, por kurrsesi si Samuel Eto’o”.
Portieri i Realit shprehu optimizmin e tij për sezonin e ri, duke deklaruar: “Do të kërkojmë të fitojmë gjithçka. Kemi ndërtuar një grup kompetitiv të një niveli ndërkombëtar”.