E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, arrestohet për ryshfet kreu i legalistëve

Myftaraj, anëtar në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, ka abuzuar me këtë post duke detyruar një qytetar t’i paguante një shumë parash në këmbim të shërbimit.

Policia e Elbasanit bëri të ditur se një banor i qytetit ka denoncuar kreun e degës së PLL-së, pasi ky dyshohet se i ka marrë atij një shumë parash duke i premtuar se do t’i siguronte një banesë sociale.

Burime nga policia saktësuan se dyshohet se Myftaraj i ka kërkuar rreth 3 milionë lekë të vjetra një qytetari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, duke premtuar se do të përfshinte emrin e tij në listën e përfituesve të banesave sociale që jepen nga bashkia për të pastrehët.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›