E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaskë inteligjente për një udhëtim të sigurt- Projekt nga të rinjtë e shkollës profesionale në Gjirokastër

14 nxënës që ndjekin drejtimin Tik në shkollën profesionale Thoma Papapano janë duke punuar për krijimin e kaskës inteligjente. Me këtë projekt ata arritën të shkojnë në finale mes 150 projekteve që morën pjesë në një konkurs të zhvilluar në nëntor nga drejtoria kombëtare e rrugëve.

Kaska inteligjente ndihmon drejtuesit e mjeteve për një udhëtim të sigurt, por ajo funksionon edhe në rast aksidentesh.

Kaska inteligjente e projektuar nga këta të rinj pritet të përfundojë pas mbërritjes së sensorëve të cilët janë porositur jashtë vendit.

Ndërkohë mësojmë se kjo nuk do jetë e vetmja. Në planet e tyre është edhe krijimi i një helmete që mund të përdoret edhe nga punëtorët, për sigurimin e shëndetit të tyre gjatë kohës që janë në proces pune.

Gazetar: Y.Ponde

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›