E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati prezanton qeverinë e re komunale

Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka prezantuar përbërjen e re të qeverisë komunale, e cila përbëhet prej 12 drejtorive, dy më shumë se në përbërjen e kaluar të pushtetit lokal.

Në përbërjen e re, nënkryetar i komunës, do të jetë profesori Riza Haziri; drejtor për Administratë, Abdullah Bejtullahu; drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Shaqir Demiri; drejtor i Arsimit, Ali Bejta; drejtor për Buxhet dhe Financa, Gani Shala; drejtor për Planifikim, Urbanizëm, Kadastër dhe Pronë, Mehdi Bala; drejtor për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Rasim Veseli.

Drejtorinë e Bujqësisë do të drejtojë Bislim Imeri; atë të Mbrojtjes së Ambientit, Gani Rrustemi; të Inspeksionit, Lulzim Zeqiri; të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Behxhet Bala; të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Artan Osmani dhe atë të Prokurimit, Shefik Fazliu.

Drejtori të reja janë ajo për Mbrojtje të Ambientit dhe e Prokurimit, njofton nëpërmes një komunikate shtypi Zyra për Informim e KK të Mitrovicës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›