Kastrati zgjedhet kryetar i AAK-së në Prizren

Fatmir Kastrati është zgjedhur kryetar i Degës së AAK-së në Prizren. Kastrati në Kuvendin Zgjedhor, ka marrë 126 vota, ndërsa kundër kandidati, Shpend Zajmi ka marrë vetëm 37 vota.Kastrati dhe Zajmi janë përballur të shtunën në garën zgjedhore për Degën e AAK-së në Prizren. Ish-kryetari Bislim Zyrapi, ndërkaq nuk ka kandiduar, transmeton Prizrenpress.
Fatmir Kastrati tha se AAK-ja në Prizren, gjatë procesit zgjedhor ka dalur edhe më e fort. ”Gjatë këtij procesi zgjedhor AAK-ja ka dalur edhe më e fortë”, tha Kastrati. Ai premtoi se do të punojë edhe më shumë në rritjen dhe zhvillimin e AAK-së në Prizen./Indeksonline/