Kastriot Islami “shpëton” mazhorancën në Parlament

Ai miratua me një mazhorancë të thjeshtë prej 71 votash, ku krahas 66 votave të deputetëve demokratë, për të votuan edhe ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, deputet i LSI-së, dhe deputeti tjetër i kësaj partie, Kosta Barka, nga radhët e minoritetit grek. “Shpëtimtari” duket se ka qenë ish-deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, i cili ka dhënë votën për Cefën, duke bërë të mundur kalimin e pragut të thjeshtë prej 70 votash pro.
Ndërkohë, kreu i LSI-së, Ilir Meta, deputeti i po kësaj partie, Lefter Koka si dhe nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo, gjithashtu i ardhur nga LSI-ja, nuk kanë marrë pjesë në votim, edhe pse ishin të pranishëm në sallë. Për Cefën ka votuar edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
“Beteja” për garën e dy kandidaturave për KLD-në në Parlament, u “ndez”, kur socialistët paraqitën kandidatin Ardian Visha për të konkurruar. Visha, avokat i njohur, kishte mbrojtur më parë Mediun në procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, zhvilluar në Gjykatën e Lartë.
Por, pjesë në votim nuk ka marrë as deputeti demokrat, Gazmend Oketa, i cili ka shpallur “divorcin” me selinë blu disa javë më parë. Por, të gjithë pyesin se pse Lëvizja Socialiste për Integrim nuk pati një vendim unanim për të dhënë votën e saj në Parlament? Kreu i kësaj partie, Ilir Meta, thotë se LSI-ja nuk ka pasur një vendim politik të grupit të saj parlamentar, ndaj siç tha ai, deputetët kanë votuar me vullnet të plotë.
“Zotin Naço, duhet ta pyesni vetë... Nëse unë do të duhet t'ju përsëris edhe një herë, ok. Por nuk ka pasur një vendim politik të LSI-së për votimin dhe nuk do të ketë sa herë që bëhet fjalë për sistemin gjyqësor”, tha ai kur u pyet për votimin pro që kishte dhënë deputeti Naço. /S.Ll/Start/
2012-04-13 08:34