E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, plagoset rëndë një shtetas, autori në qeli

Ngjarja ndodhi në fshatin Zall Dardhë të Dibrës, ku sipas policisë lokale, ka mbetur i plagosur shtetasi H.Xhediku, 33-vjeç, banues në all Dardhe.

I lënduari ka pësuar dëmtime në pjesën e barkut duke dëmtuar mëlçinë dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e qytetit të Peshkopisë është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasin Hekuran Poleshi, 44-vjeç, banues po në këtë fshat, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe me pas është sekuestruar një thikë me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi. U kryen të gjitha veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme në ngarkim të të arrestuarit. /Start/

                                                                                             2012-04-13 10:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›