E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastrioti mposht Tiranën, Shkumbini–Vllaznia shtyhet

Edhe pse për ekipin e Tiranës u rikthye trajneri-kapiten Devi Muka, gjërat nuk shkuan mirë për bardheblutë duke pësuar disfatë në fushën e tyre.

Fitorja i ngjit krutanët në kuotën e 27 pikëve ndërsa Tirana ngelet në kuotën e 35 pikëve.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e Superligës e parashikuar të luhej sot me Shkumbinit dhe Vllaznisë së Shkodrës u shty për nesër si pasojë e terrenit të rënduar në fushën sportive të Peqinit.

Ndeshjet e javës së 23-të të Superligës
Sot;
Tirana-Kastrioti 0-1
Shënues: Djarmati 13'

Nesër;
Shkumbini-Vllaznia 14:00
Dinamo-Gramozi 14:00
Besa-Skënderbeu 14:00
Laçi-Flamurtari 13:00
Teuta-Apolonia 14:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›