Koncepti strategjik i NATO-s, grup ekspertësh në Tiranë
Lajmin e bëri të ditur /ministrja e Jashtme, Edith Harxhi, gjatë një raportimi të saj për këtë çështje në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Grupi i ekspertëve të NATO-s do të vijnë në vendin tonë më 11 dhe 12 Mars.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen për këtë qëllim ka ngritur një grup pune i përbërë nga ambasadorë të Aleancës dhe ekspertë të saj, nën drejtimin e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, i cili po punon për këtë doktrinë të re, ku do të përcaktohen politikat e organizatës më të madhe ushtarake dhe format e partneritetit në të ardhmen, në fokusin e zhvillimeve të reja globale.